“Politika të na bashkojë, vetëm disa orë na duhen për një Kombëtare”, këto fjalë kumbuan në veshin, por dhe në mendjen time. Dëshirën e kishte të pastër, të kulluar, ashtu sikurse të gjithë shqiptarët duan. Pasionant, profesionist dhe mjaft i zhdërvjellët. Nuk donte të humbte asnjë minutë.
Prej ditësh i kisha kërkuar një intervistë, por kohën fizike e kishte të limituar. Andaj, një ditë më ra telefoni: “Dëgjo, unë po vozis. A mundemi ta bëjmë tani të flasim?” Dukej që Agim Ademi ishte i përpiktë dhe nuk i pëlqentë t’i zvarriste punët. Nuk kishte përgjigje standarte, përkundrazi. Në një rrëfim enkas për revistën Newsbomb.al, tregoi gjashtë vitet në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës, por edhe objektivat për të ardhmen.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







