Viti që po lëmë pas, ishte një vit veçanërisht domethënës për kinemanë shqiptare. Regjizori i talentuar Erenik Beqiri, me filmin e tij “ Një rrugëtim i shkurtër”, triumfoi në Festivalin e Venecias, duke marrë çmimin e parë. Një gjurmë e rëndësishme suksesi jo vetëm për regjisorin e ri, por një vlerësim historik për kinemanë shqiptare, e cila së fundmi duket se po lëkundet mes prodhimeve komerciale me personazhe që marrin vëmendjen e faqeve rozë dhe përpjekjeve për prodhime dinjitoze, të afta për të konkuruar me prodhimet më të mira të kinemasë botërore.
“Rrugëtimi i shkurtër” i Beqirit, tregon historinë e një çifti shqiptar, Klodi dhe Mira, të cilët vendosin të nisin një jetë të re larg Shqipërisë. Për të qëndruar në Francë, ata vendosin që Mira të martohet me një francez për pesë vjet në këmbim të parave, në mënyrë që ajo të marrë nënshtetësinë franceze. Më pas ata duhet të zgjedhin burrin e duhur për të dhe të mësojnë të heqin dorë nga njëri-tjetri. Histori, që nuk tingëllon aspak e pazakontë në eksodin e shqiptarëve për të zënë vendin e tyre në botë, në perëndimin e mundësive të shumta, por edhe sakrificave të paimagjinueshme ndonjëherë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.