Revista Newsbomb – Korrik 2024

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

Mëkatarët e Kadaresë/ In Memoriam për ikjen e gjeniut. Kush e sulmoi dhe pse? Lidhja me Gjirokastrën dhe rikthimi në “Sokakun e të Marrëve” nëpërmjet veprës

Inceneratori i Tiranës/ Biznesmenë, gazetarë, administratorë nën akuzë nga SPAK për gropën 20 milionë euro të veprës që nuk ekziston

Pogradeci/ Qyteti që s’fle me njerëz Punëtorë e Pastërtorë: Nga kujtimet e Lasgushit e Kutelit, tek skicat e Anastas Kostandinit. Kryebashkiaku tregon punën e 5 viteve për të transformuar qytetin

80 vjet nga Gjenocidi Çam/ Shpëtim Idrizi rrëfen përpjekjet titanike për të mos harruar. Nga dëshmitë e të mbijetuarve tek kërkesa për të hequr ligjin e luftës me Greqinë

Censusi 2023/ Të moshuarit tejkalojnë numrin e të rinjve. Si do të përkthehet në strategji qeveritare reforma e pensioneve? A duhet shqiptarët të ndërgjegjësohen dhe të mos braktisin vendin?

Koment/ Kur super-leku bëhet super-problem: Bekim për pakicën e oligarkëve dhe qeverisë, mallkim për shumicën. A është “magji” e financave shqiptare?

Teatri Kombëtar/ Odiseja e vështirë shkruar nga pasioni i aktorëve. Heronjtë e heshtur e orëve të para të skenës shqiptare teatrore

Plangprishësit e Kombëtares/ Shqipëria vendi i dytë në Europë gjobitur nga UEFA për sjellje jo të mirë të tifozerisë, pas Kroacisë. Kush janë vendet e tjera të penalizuara?

Category: