Kjo është pyetja që artikulonte mendjen ime sa herë kryeministri Rama u përgjigjej në manifestime protestuesve. Shumë e quanin teatër absurd në një kohë kur lypnin për transparencë. Partia Socialiste një nga këto të premte të qershorit të revolucionit flamingo festoi 35-vjetorin e krijimit të saj në Sheshin Italia në Tiranë. E pranishme ishte edhe ish-ministrja e Jashtme dhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e cila muajt e fundit ka pasur përplasje të ashpra me kryeministrin Edi Rama. Mes tyre nuk kanë munguar as mesazhet e koduara të drejtuara ndaj njëri-tjetrit. Spiropali ka publikuar një foto me dy figura të njohura të PS-së, Gramoz Ruçin dhe Et’hem Rukën, duke përcjellë një mesazh të koduar. Përmes një poezie, ish-ministrja shkruan se hija e saj nuk di dhunë, por vetëm frymëzim lirie. Në 35-vjetorin e Partisë Socialiste nuk ka munguar edhe urimi i kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj, i cili përmes një postimi në rrjete sociale i dërgon urime të gjithë familjes socialiste.
”Gëzuar ditëlindjen e 35-të gjithë familjes socialiste!” shkruan Veliaj që ndodhet në qelitë e paraburgimit në Durrës, aktualisht jo i lirë prej më shumë se një viti. Lefter Kokaj e Saimir Tahiri ishin dy ministrat e parë nga qeverisja e PS-së që vuajtën dënimin. E pandehura Sonila Qato dhe i burgosuri Ilir Beqja, janë dy të tjerë numërojnë protestuesit në shesh. Një pankartë tjetër nxjerr edhe emrat me të cilat po merret SPAK: ‘Ulsi Manja, Blendi Gonxhe, Frida Krifca, Taulant Balla, Ogerta Manastirliu, Anila Denaj, Pirro Vengu, Albana Koçiu, Niko Peleshi, Nasip Naço, Blendi Klosi, Elisa Spiropali, Edona Bilali, Ermonela Felaj, Petrit Vasili, Fatmir Xhafaj, Olta Xhaçka, Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj, Eduard Shalsi, Lindita Nikolla, Edmond Hyxhinasto, Elva Margariti, Edmond Panariti, Shkëlqim Cani, Ervin Mete dhe Sandër Lleshaj janë të kallëzuar në SPAK’. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka një skenar tjetër. Këtë 35-vjetor, Partia ka si synim të sjellë investime të reja. Kush është kundër nuk e do zhvillimin e Shqipërisë, ose ndryshe punon për 35 VJET PS PO SOT PA M’THUEJ si je? axhendat e huaja. Agjentët e vegjël ishin një tjetër ironi e protestës, që njëlloj si në 12 qershor manifestonte edhe ditëlindjen e partisë edhe revoltën e të rinjve, njëlloj edhe bërtiste teksa fëmija luante me policin te kryeministria, njëlloj si partioti Marin Mema dhe patrioti Ardit Bido çuditërisht artikulonin Shqipëri të ndryshme. Njëlloj Elisa trumbetonte lirinë, ndërsa Braçe lakmon investimin që mund të çojë përpara ekonominë e vendit. Shqipëria dukej si një flamingo që do të ulet në Zvërnec, por sheh aeroportin që do të presë diçka që i hap krahët më shumë se vetë ai. Dhe s’di të shoh majtas a dhjathtas, të zbresë në lagunë e të vdesë aty apo të telendiset në fluturim derisa të gjejë një vend tjetër? Nga Shqipëria ime, ajo e revolucionit të flamingove.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







