Kur mbajti fjalimin në marrjen e çmimit Nobel profesori i njohur Elie Wiesel pati deklaruar se “nuk duhet të ketë kurrë një kohë kur ne dështojmë të protestojmë”. Protesta nuk është vetëm një mekanizëm i zakonshëm demokratik, por edhe një nevojë, një shenjë kulture, shenjë formimi dhe një shtysë thelbësore për ndryshime. Në politikë shpesh thuhet se “pushteti nuk lëshon asgjë pa një kërkesë ose presion” dhe protestat e mundësojnë këtë. Vendimet merren në qeveri, në parlament, në bashki, shpeshherë bazuar në raportet politike, pra në linjë politike dhe vetë sistemi ynë përfaqësues e ka pamundësuar fuqinë e individit në organet e zgjedhura për të imponuar ndryshime. Mund të ketë deputetë që kanë mendime pozitive për vendin, mund të ketë kryetarë bashkie apo ministra, politikanë apo figura publike, por thelbi mbetet i njëjtë, vendimet merren në institucione dhe shpesh demokracia indirekte kufizon ndjeshëm konceptin e demokracisë direkte. Në politikë ndryshimi mund të shpresohet të vij çdo katër vjet, sa herë ka zgjedhje, por institucioni i protestës nuk ka limite dhe mund të “prish” rregullin e pashkruar. Më 1991 fitoi PPSH shumicën absolute, por protestat masive detyruan atë të largohet një vit më pas nga pushteti përmes zgjedhjeve të reja. E njëjta situatë edhe më 1997, tashmë me role të ndryshuara midis aktorëve politikë. Nga ana tjetër, referuar të dhënave krahasuese të tranzicionit rezulton se Shqipëria ka pasur protesta masive ose të rëndësishme, çdo 6-7 vjet, periudhë e cila në thelb përkon me krijimin e gjeneratave të reja. Protesta më 1991, më 1997, më 2004, më 2011, më 2013, 2018- 2019 dhe tashmë edhe më 2026. Rrallë ndodh që të jenë të njëjtit që protestojnë. Sa herë organizatorët, folësit dhe mbështetësit ndryshohen aq më shumë ka sukses në protesta, sa herë dalin të njëjtët konsumi është i madh dhe protestat nuk kanë pasur impakt të madh publik. Një kronologji e protestave nga 1990-1991 vlen jo vetëm për të dokumentuar zhvillimet/ngjarjet, por edhe për të memorizuar tranzicionin shqiptar dhe “deja vu”, grupe që protestojnë ndaj të njëjtit lider/politikan në periudha të ndryshme kohore dhe politikanë që riciklohen duke krijuar idenë se sistemi politik në Shqipëri është mbyllur, është klientelist, është burim i dështimeve dhe fokusi kryesor prej nga ku duhet të nisë çdo ndryshim i pretenduar. Tranzicioni ka treguar se në shumë raste, ndryshimet më të rëndësishme nuk kanë ardhur nga brenda sistemit, por nga presioni jashtë tij: nga studentët, punëtorët, qytetarët, aktivistët, artistët, familjet e dëmtuara, të rinjtë dhe grupet që nuk e kanë gjetur veten të përfaqësuar nga politika zyrtare. Disa prej tyre kanë ndryshuar regjimin, kanë rrëzuar qeveri ose kanë detyruar rotacion politik. Të tjera kanë dështuar në qëllimin e drejtpërdrejtë, por kanë mbetur në memorien shoqërore si pika kthese morale.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







