“Vdekja më vjen prej syve të tillë” është një nga veprat më të bukura të letërsisë shqipe. Kur mora lajmin se Rexhep Qosja kishte humbur të bijën gjatë betejës me një sëmundje të keqe, mendova vetëm për sytë. Si jeton prindi kur nuk i sheh më sytë e fëmijës?
Fatmir e Irena Toçi janë dy nga njerëzit më të afërt publikë në Shqipëri të akademikut. Botues besnikë të veprave nga Rexhep Qosja. Nga ata, mora lajmin se Rexhep Qosja kishte humbur të bijën. Valjeti, nipi i tij, po ashtu ma konfirmoi. Prej ditës kur e takova në Vuthaj, Valjeti ishte kthyer në personin me të cilin komunikoja për “letrat, apo mesazhet, urimet” që dëshiroja t’i dërgoja shkrimtarit Rexhep Qosja. Ngushëllimi është një nga gjërat më të vështira që duhet të shkruaja ato ditë. Dhe vështirë, që këto ditë të fundit, ta takoje eruditin Rexhep Qosja. Në panairin e Prishtinës ku shkova ta takoja, qëndroi veç pak. Fitoi çmimin “Lumo Skëndo” vjet, për veprën më të mirë studimore, por e kishte të pamundur të udhëtonte drejt Tiranës. Valjeti më nisi vetëm një video përshëndetëse për publikim, si përgjigje të urimit tim. Irena e Fatmir Toçi më konfirmonin se pak kishin mundur ta takonin, apo të flisnin. Nuk doja të mungonin edhe në këtë profil që po shkruaj sot për NewsBomb në nderim të një akademiku dhe një zëri që unë e vlerësoj. Ndaj, s’mund të jem e pandjeshme ndaj rrëfimit të Fatmir Toçit, i cili prej tre dekadash kujdeset që veprat e Rexhep Qosja-s të shkojnë në duart e publikut siç e meritojnë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.






