Më 16 shkurt, futbolli shqiptar shkon në zgjedhje me një bagazh rezultatesh konkrete. Dy kualifikime në Europian, një pozicion i konsoliduar në UEFA, investime në infrastrukturë dhe zgjerim të futbollit të bazës shënojnë dy dekada drejtimi të Armand Duka. Në një sport ku flasin faktet, pyetja është kjo: vazhdimësi apo kapitull i ri?
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ishte mbledhur në një sallë me dyer të mbyllura. Nuk kishte kamera, nuk kishte deklarata për publikun. Por, dëshmitar i vetëm ishte një heshtje, e ndërprerë herë pas here nga diskutime që nuk kërkonin duartrokitje, por vendime. Data 16 shkurt përmendej vazhdimisht, ndërsa mendja ime kishte marrë tjetër drejtim. Ishte shndërruar në një kalkulator që llogariste jo vota, por vite, rezultate dhe rrugëtimin e futbollit shqiptar.
Në këtë proces kujtese ishte e pamunudr të mos ndalesha te viti 2018. Një vit i ethshëm, me tension të pazakontë, kur politika tentoi hapur të ndërhyjë në territorin e futbollit. Në sallën e hotelit “Adriatik” në Durrës, ku isha i pranishëm, u përballën dy botë: njëra që kërkonte të merrte drejtimin e lojës dhe tjetra që refuzonte ta dorëzonte atë. Me të ndjerin Bashkim Fino përballë, Armand Duka u vu për herë të parë realisht në provë nga një presion politik i drejtëpërdrejtë. Salla ishte elektrizuar, ndërsa i ndjeri Ismet Bellova numëronte votat me gishta, në një atmosferë ku sporti ishte mpleksur keq me atë institucionale.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







