Benito Musolini ishte 37 vjeç në 1920-ën kur po fillonte të dominonte jetën politike në Itali. Nuk ishte ende ai diktatori i Italisë që historia njeh sot, por ishte në prag të marrjes së pushtetit dhe shumë aktiv. Shfaqej herë si gazetar e herë si një politikan karizmatik, populist e demagog, i aftë të fliste për klasat e varfra popullore, por me të njëjtën gjuhë fliste edhe për industrialisët e frikësuar të socializimit. Edhe pse në rininë e tij e kishte përqafuar lëvizjen socialiste, u shkëput shpejt prej saj për të themeluar lëvizjen fashiste e për të terrorizuar kundërshtarët e tij nëpërmjet Skuadrave të Zeza.
Megjithatë, ishte koha kur po konsolidonte edhe vizionin e tij për Italinë e të nesërmes. Në Luftën e parë Botërore, Italia pushtoi ushtarakisht një pjesë të Shqipërisë së Jugut dhe të mesme. Pas armëpushimit, fuqitë e huaja i liruan tokat shqiptare. Por Italia donte të mbante Vlorën me çdo kusht.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







