Koha kalon, plagët e shënjuara në shpirtin e gjyshërve të mi, katër njerëz që unë nuk i kam më, i shoh në trishtimin që kanë banesat e braktisura prej 80 vitesh. Njëra nga gjyshet e mia erdhi në Shqipëri pa mbushur 10 vjeç, shëtiti gjithë botën, nga Amerika ku jetoi vitet e fundit mes mbesave më të vogla, deri në botën arabe, në Europë e përtej disa oqeaneve… vetëm aty në shtëpinë ku lindi e ku kaloi fëmijërinë nuk u kthye dot. Gjyshja tjetër që u largua nga shtëpia e saj 12 vjeç, më la historinë e saj, pengjet e amanet, lotët teksa kujtonte si ia vranë e prenë vëllanë 21-vjeç brenda shtëpisë, që sidoqoftë donte t’ia hapte edhe njëherë derën. La shtëpinë bosh, braktisur nga e gjithë bota, ajo vajza 12-vjeçare iku pa u kthyer kurrë më aty.
Vite më vonë, kur ecja atyre viseve, kur gjyshja ime ishte ende e gjallë dhe plot kujtime, shënova gjithçka, katër minuta në këmbë nga kulla në Paramithi, pranë shkollës 200 hapa larg, duhet të jetë një shtëpi me dritare jeshile; duhet të jenë druri… Si në një botë me enigma që duhen zgjidhur, gjeta tre shtëpi të tilla. Vrapova te secila e lirë duke menduar se kështu duhet të kishe vrapuar edhe gjyshja ime fëmijë, një fëmijë që me çarçafin sajuar si thes për ca rroba, u detyrua me gjak nëpër trup, me shpirtin që dridhej të largohej nga shtëpia e saj; shtëpia që mbeti njëlloj në mendjen e saj, jetoi si do të jetojë te unë, e braktisur.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.






