“Nuk e humba kurrë besimin se do të arrija majat”, mjafton të dëgjosh këtë frazë dhe menjëherë kupton se je përballë një kampioni. E në të vërtetë ashtu është. Trofetë dhe medaljet i ka të shumta. Ka pasur shumë ulje-ngritje, por asnjëherë nuk është dorëzuar. Gjithmonë ka dashur të jetë profil i ulët, por tanimë ka kuptuar se meriton më shumë vëmendje, sepse e ka arritur misionin e tij: Ka ngritur në piedestal emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Eklent Kaçi, kampion bote në sportin e bilardos vjen në këtë rrëfim të veçantë për revistën Neësbomb. Edhe pse nuk është në momentin më të mirë për shkak të një dëmtimi fizik, ai nuk heziton. Përkundrazi është i saktë sikurse bilat e tij në gropën e bilardos. Më lë një orar për intervistën dhe nuk luan as sekondin. Një detaj i vogël në dukje, por i madh për përgjegjshmërinë e këtij 24-vjeçari që është i përpiktë për të mos dalë në asnjë rresht jashtë kontureve.
I lindur në Laç dhe me një pasion të jashtëzakonshëm për bilardon, emri i Eklentit ishte i dëgjuar më së shumti në rrjetet sociale. Veç futbollit, sportet e tjera vijojnë të mbeten të aneksuara në vendin tonë. Kështu ka ndodhur edhe me bilardon. Edhe pse në çdo qytet, çdo lagje apo fshat gjen një tryezë dhe bilat e këtij sporti, Ministria e Sporteve apo Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar s’e ka vënë “ujin në zjarr”.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







