Këtë prill mbushen plot 85 vite nga pushtimi italian i Shqipërisë në 1939. Në këtë moment të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, sot, përveç historianëve e studiuesve, pakkush e ka idenë se çfarë ndodhte në Mbretërinë tonë atë kohë. Nëpërmjet këtyre të dhënave të nxjerra nga shtypi i kohës, do të sjellim me qartësi ditët para pushtimit: atëherë kur nëpër sallat e ndryshme në vend zhvilloheshin koncerte me këngë popullore e klasiket më të bukura të botës; kur parlamenti miratonte ligjet për taksën e miellit të grurit; kur ekipi i Tiranës përgatitej të luante kundër ekipit hungarez; e kur në Radio Doktor Sulçebe jepte informacione të rëndësishme për shëndetin. Ishin ditët kur Gruaja shqiptare aktivizohej në javën e saj me ceremoni modeste, por me domethënie të madhe; e kur qeveria blente gomerë rrace për të punuar në tokat shqiptare e mbarështruar mushkat; ishin ditët kur ministria e Arsimit nxirrte rregullore dhe bënte konkurse për historinë që duhet të mësonin fëmijët…por përtej detit, në zyrat e Duçes planifikohej diçka tjetër: pushtimi italian i vendit
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







