Sot është 52 vjeç, por krijon dhe jeton me të njëjtin pasion si të ishte 22, në ato fillimet e veta. Tek ai është e thjeshtë të dallosh artistin që në pamje të parë, por kur i hyn në brendësi, sikurse do ta zbulojmë në këtë intervistë për revistën, sheh njeriun me botë, që i provon të gjitha emocionet dhe me karakter. Prej kohësh Elton Deda, Redon Makashi e Sandër Gjoka miklohen nga etiketimi “3 musketierët”, edhe pse nuk kanë ndonjë lidhje me luftëtarët e Aleksandër Dymasë. Mund të quheshin psh “Tre shokët” e Remarkut. Mua do më pëlqente etiketimi origjinal shqiptar “tre rock-istët”, po nuk varet nga unë. E vërteta është se ata kanë lënë gjurmë. Dhe Eltoni veçanërisht në këtë intervistë, na zbulon të vërtetën e tij jashtë skenës; jo atë të netëve të gjata të “Gjekut”, por të vërtetat e projekteve që do të vijnë. Janë kaq origjinale, sa nuk mund ti lësh pa ndarë edhe me lexuesin tonë…
Nisëm të flisnim për albumin e ri që po punon së bashku me Redonin dhe Sandrin dhe më the se një nga autorët e teksteve të albumit të ri është edhe Ervin Hatibi, një nga poetët më të mirë shqiptar, i cili prej kohësh është shkëputur nga mjedisi artistik i Tiranës. Si e binde Ervinin të rikthehej në muzikë nëse mund ta themi kështu?
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







