Shqiptarët do të mësohen me imazhin e Gridës, Erlës, Enit, Betit e Pranverës. Të pesta premtojnë se do të jetë një sezon i paharruar debatesh publike e politike. Studiot e tyre, secila pretendon që të mos i kthejë në një ambient sherrnaje e tymnaje, por qartësie mendimi e lirie të shprehuri. E siç dukshëm mund ta vini re, Grida nga deputete e PD u kthye në gazetare, Erla nga zëdhënëse e Berishës mori podin e moderatores, Beti nga gazetare e ka sfidë të re këshilltaren e PD në bashkinë e Tiranës ndërsa Eni e Pranvera e mbajnë të pacënuar pozicionin e raportimit. A do t’ia dalin vajzat e “Prime Time” ndaj gazetarëve meshkuj që i sfidojnë në disa ekrane të tjera? Kjo pritet të shihet në emisionet e këtij sezoni. Megjithatë, për Newsbomb.al secila prej tyre ka diçka për të thënë…
Teksa vera e nxehtë bashkë me zhvillimet politike po harron të ikë, vjeshta ka nisur vrullshëm në ekranet shqiptare. Sezoni i ri televiziv ka startuar, ashtu sikurse pilotët që tentojnë të kapin sa më parë vijën e finishit. Emisionet “Prime” premtojnë se do dalin përtej bulevardit të institucioneve apo jetës parlamentare.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.
Identifikohu nëse i keni zhbllokuar