Çdo fillim sezoni dhe Viti të Ri kuptojmë se duhet të jesh e pasur për të bërë blerje të lira dhe e kundërta… Pasi investimet e mira nuk na kanë lënë asnjëherë “në baltë”, përkundrazi gjithmonë na kanë nxjerr nga situata. Thënë shkurt dhe shqip për ata që thuajëse çdo muaj i shtojnë një veshje të re garderobës pa e menduar dy herë me iden se ka një çmim të mirë, niseni Vitin e Ri pa zakone të vjetra dhe orjentohuni vetëm drejt blerjeve të zgjuara. Marim shkas nga rotacioni që pëson moda, e cila ka rikthyer përsëri leopardin, ose e zeza dhe ngjyrat e tokës të cilat kanë qenë të identifikueshme lehtësisht në pasarelat më në zë në këtë industri. Nëse do t’i referohemi shprehjes që koha sa vjen dhe e bën edhe më të vyer: “Një fillim i mbarë është gjysma e punës”, vlen më së miri për organizimin e garderobës dhe kurimin e saj me gjërat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë… Newsbomb FASHION, në këtë artikull ju njeh me disa kombinime dhe “sekrete” të cilat do ua bëjnë më të lehtë se ku duhet të përqëndroheni për tu dukur cool dhemë e rëndësishmja të ndiheni komode.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.