Dëshiroj të tregoj historinë e hidhur të djalit më të mirë të Shehajve, Vladimirit. Ai u nda nga jeta më 18 maj 1982. Nuk iu gjend askush pranë. E varrosën punëtorët e Ndërmarrjes Komunale të Gramshit. Ladi u nda nga kjo botë pa i bërë kujt keq, por, ca të gjallë, me perversitetin e tyre, vazhduan ta përflasin dhe denigrojnë edhe pas ikjes së tij. Enver Hoxha ishte kryesori midis tyre. Pranë tij radhitej “shoqja e armëve”, Nexhmija dhe, natyrisht, Ramiz Alia. Ata që e njihnin Ladin, e respektonin. E dinin se Ladi adhuronte dy gjera: familjen dhe punën e tij.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.