Mund të jemi mësuar me korrupsionin, abuzimin, përuljen, lutjen për të marrë atë që na takon. Shumë mbase nuk e dinë se kur paguajnë faturën e dritave, ujit, marrin rrogën apo blejnë një shtëpi dhe ushqimet për familjen, aty lenë një pjesë të kohës së tyre, lenë jetën dhe mirëqënien, shëndetin dhe të drejtat. Dhe te këto pagesa, një shumë shkon në xhepat e zyrtarit, familjarit të tij ose biznesit që merr treg me ligj. Të tjerë mbase presin radhën që të jenë ata që do të kenë në dorë ‘timonin’ e një institucioni dhe do të pasurohen. Kush ka dalë sot kundër kësaj filozofie?! Me votë jo, me fjalë mbase të gjithë, e madje më shumë ata që kanë drejtuar për 3 dekada një nga sistemet më të korruptuar të Europës.
Në raportin e përvitshëm që publikon Transparency International për indeksin e perceptimit të korrupsionit, Shqipëria renditet me 37 pikë nga 100 të mundshme (që klasifikojnë vendet të cilat konsiderohen tërësisht të pastra) sa i takon nivelit të perceptimit të korrupsionit. Përmirësimi është vetëm me 1 pikë nga viti 2022 dhe rezulton me tregues më të përkeqësuar krahasuar me vendet e rajonit si Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët rankohen mbi 40 pikë. Në të njëjtën tablo me ne është vetëm Serbia me 36 pikë dhe Bosnjë Hercegovina me 35 pikë. Dy shtetet e tjera në hartën e Europës me ngjyrë të kuqe bashkë me Shqipërinë janë Turqia me 34 pikë dhe Ukraina me 36.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







