Ajo erdhi në Shqipëri për të luajtur volejboll, por u gjend në qendër të një “procesi” që nuk kishte të bënte me lojën, por me trupin dhe identitetin e saj. Nayara Ferreira, brazilianja e Dinamos, nga duartrokitjet kaloi te akuzat e ftohta dhe kërkesa për “test gjinie”. Një procedurë që preku jo vetëm dinjitetin, por ngriti edhe dyshime të tjera: a ishte vërtet çështje biologjike, apo mënyra më e butë për ta përjashtuar nga ekipi për shkak të pagës së lartë dhe përçarjeve të brendshme?
Nga Retin TOKA
“I kam thënë të gjitha. Nuk kam më asgjë për të shtuar”, tha ajo me një ton të lodhur kur revista Newsbomb e kontaktoi për intervistë. Në atë zë kishte më shumë heshtje se fjalë. Ishte heshtja e një gruaje që kishte folur pafund dhe megjithatë kishte mbetur e pakuptuar; e një sportisteje që erdhi në Shqipëri për të luajtur volejboll dhe papritur u gjend në qendër të një procesi pa akuzë zyrtare, si në ndonjë faqe të humbur të Franz Kafkës.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







