Sheshi Skënderbej oshëtiu sërish një javë më parë me Wind of Change të Scorpions. Por pas 35 viteve pak gjëra kanë ndryshuar në skenën politike. Sidomos në kampin e opozitës. Pas 7 humbjeve, demokratët nisin sezonin e ri me të njëjtin lidership, të njëjtin stil, të njëjtin fjalor. Ku po shkon forca që solli përmbysjet e mëdha?!
Të dielën e 14 shtatorit në darkë, qielli i Tiranës u mbulua me tingujt e Scorpions, ku Wind of Change u këndua nga mijëra të pranishëm që kishin mbushur Sheshin Skënderbej. Legjendarët gjermanë kanë vend të veçantë në zemrat e shqipeve. Vetëm se himni i ndryshimit që ishte si kolona zanore e përmbysjeve të mëdha në fund të viteve ‘80 e në fillim të viteve ‘90 në gjithë lindjen, këngë që frymëzon sot e kësaj dite, e gjen Tiranën me të njëjtën skenë politike. Qyteti e njerëzit janë tjetër, padyshim. Por, partitë po ato. Udhëheqësit të njëjtë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







