Maji “reflekton” përzierje ngjyrash të gjalla, siluetash të lira dhe elementë retro, si një rikthim në stilin e viteve ’90. Ngjyrat si pistachio, vanilje dhe rozë pluhur janë në qendër të vëmendjes, duke na ofruar një atmosferë të lehtë dhe të freskët. Si pasojë ky sezon karakterizohet nga një balancë mes elegancës dhe funksionalitetit, duke reflektuar një qasje më të qëndrueshme dhe të vetëdijshme ndaj modës… Vëmendje të madhe kanë marrë edhe tendencat drejt qëndrueshmërisë dhe përdorimit të materialeve ekologjike… Këto trende pasqyrojnë një harmoni mes stilit të kaluar dhe atij modern, duke ofruar mundësi të pafundme për t’u shprehur përmes shijes së hollë… Stilistët e njohur, kanë vetëm “një merak”, autenticitetin në ngjyrat dhe prerjet që i shkojnë më përshtat gjithësecilës prej nesh, pavarësisht tendencave dhe sugjerimeve të markave që influencojnë më së shumti… Në përgjithësi, kjo stinë është një përzierje e stilit individual, qëndrueshmërisë dhe ngjyrave të gjalla, duke reflektuar një periudhë të ndryshimeve dhe rinovimeve, thënë shkurt dhe shqip; le të bëhemi “një me natyrën” në rehati dhe ngjyra.
Feminiteti dhe Rehatia
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.
Identifikohu nëse i keni zhbllokuar







