I lindur mes dy pasionesh, artit dhe angazhimit për të mos u përkulur për gjërat që beson, për të mos heshtur për ato që mendon se janë gabim, të padrejta. Një rrugë që nuk është për këdo dhe nëpër të cilën jo kushdo mundet të kalojë. E ata që kalojnë në të, e dinë dhe çmimin, i cili nuk është një çmim që kushdo mundet ta paguajë. Neritan Liçaj beson se njeriu për të qenë qytetar i denjë, duhet të dijë të “qajë” kur i bëhet një padrejtësi, të reagojë, të bëj një shenjë se ai është aty dhe nuk mund të shkelësh kollaj mbi të. Në këtë intervistë për Newsbomb, ai ndalet gjatë tek zëri i tij si qytetar kundër asaj që beson se ishte një aktet më të rënda, si prishja e Teatrit Kombëtar dhe historinë se si kryeministri i sotëm i vendit, dikur shaktërroi veprën e tij tek Akademia e Arteve. Armiqësi për pushtetin, pasion për punën, dashuri për familjen, mall për prindërit, ky është rrëfimi i aktorit të dhjetëra roleve, Neritan Liçaj.
Ta nisim intervistën me Neritanin artist apo Neritanin artistin rebel, anti-konformist?
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.