Jemi fill pas 2 javëve më të famshme të modës në të gjithë vitin, ajo e Parisit e më pas në Milano, ku buja e tyre zgjati edhe dy të tjera më pas, dhe ne kemi aq shumë për të folur e treguar… Pas një viti pandemik ku çdo gjë kaloi digjitale, shtëpitë më të mëdha të modës si Chanel, Dior, Hermes dhe Louis Vuitton u rikthyen fuqishëm me një pasarelë reale, me të ftuar nga e gjithë bota nga fusha e artit dhe medias, e ku sigurisht mbizotëroi aksesori më IN i momentit, Maska! Por paçka rrezikut e kontrolleve në një kohë pandemie, duhet ta pranojmë se për ato momente, askush nuk mendoi asgjë lidhur me fjalën CORONA apo COVID.
U përcollën si shfaqje që mbartën shumë emocion, shumë mall për atë çfarë i kish munguar përgjatë këtij viti, e më e rëndësishmja, që ritakoheshin në dritat pasarelave që le ta pranojmë, ka një magji të vecantë që as unë nuk e di, por e imagjinoj… Shumë trende duket se shënuan rikthimin e tyre këtë sezon, e shumë të tjera çuditën me guximin dhe të qënit avant-garde. Saint Laurent solli një nga koleksionet më të mira, me ngjyra të kontrasteve të forta dhe modele të guximshme, e Balmain një nga shfaqjet që do të mbahet mend gjatë në vitin e “Modës Pandemike”.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.