Në periferi të Tiranës, mes gjelbërimit, prej dhjetorit të 2023 ka hapur dyert Muzeu i Forcave të Armatosura. Që nga kohërat e ilirëve, në atë të Skënderbeut, e deri te luftërat botërore dhe vitet e regjimit komunist, ky muze sjell historinë e gjallë të evolucionit të ushtrisë shqiptare. Në këtë shkrim do të futeni brenda çdo pavijoni të këtij muzeu që për një vit ka tërhequr rreth 40 mijë vizitorë, e gjithashtu do të përballeni me armët e kohës, artileritë e rënda, uniformat e shekujve të kaluar e deri te dokumentat e rralla. Por, ky shkrim nuk do të ndalet vetëm te e kaluara. Në një intervistë ekskluzive për Newsbomb, një Gjeneral i shquar do të ndajë me ne sfidat dhe përvojat e tij si ushtarak, duke na treguar çfarë do të thotë të shërbesh me nder dhe të udhëheqësh me guxim. Dhe për të kuptuar se çfarë do të ndodhë në të ardhmen e situatën që FA ndodhen, kemi privilegjin që në këtë shkrim të kemi një intervistë me Ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu, i cili do të ndajë vizionin e tij për mbrojtjen e vendit.
Brenda tuneleve të dikurshme të fshehura mes kodrave të Bërzhitës, aty ku ushtarakët dikur lëviznin me një disiplinë të hekurt, mbizotëronte heshtja. Hapat e mi jehonin në korridoret e errëta, si të zgjonin hijet e së shkuarës nga gjumi i gjatë. Këto mjedise të ndriçuara dikur nga llamba të ftohta neoni dhe të mbushura me urdhrat e rreptë të komandantëve, tani janë shndërruar në rrënoja të zhveshura nga koha, si një skenë filmi bardh e zi, ku protagonistët janë tretur në harresë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.