Shqipëria ishte e papërgatitur strukturalisht në përfundim të Luftës së Dytë Botërore. Shqiptarët edhe kishin, edhe nuk kishin një qeveri. Formalisht ishte qeveria provizore, krijuar në kongresin e Beratit, por miqtë ndërkombëtare e aleatët, duke nisur nga SHBA e Britania e Madhe, kishin vendosur kusht për njohjen e saj, zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike. Shqipëria u çlirua në 29 nëntor 1944 dhe një vit më pas, në 1945, shqiptarët po detyroheshin të zhvillonin zgjedhje. Si ishte situata atë kohë? Çfarë shkruan shtypi i kohës për të parat zgjedhje të pasluftës? Këshilli Antifashist Nacional-Çlirimtar në 28 shtator 1945 aprovoi Ligjin Elektoral pavarësisht se kishte kundërshtime. U vendos që zgjedhjet të mbaheshin në 2 dhjetor 1945. Formalisht, Fronti Demokratik, nëpërmjet gazetës “Bashkimi” më datën 1 nëntor njoftoi çeljen e fushatës elektorale…
Një qytet si Librazhdi, që ato vite ende nuk kishte pamjen e një qyteti por i ngjante më shumë një fshati të madh, u bë kryeqendra e nisjes së fushatës tek e cila do të merrnin pjesë të gjithë, komunistë e ballistë, liberalë e konservatorë, hoxhallarë, priftërinj, të pafe.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







