Moda do të luaj me stinët dhe e kundërta, por sekreti i suksesit në këtë çështje, është të luajmë me stil. Tetori është zyrtarisht stina ku të gjithë dorëzohemi para fillimit të mëngjeseve të ftohta dhe mbrëmjeve më të errëta dhe në të njëjtën kohë fillojmë të përqafojmë ndjesitë më të vyera të vjeshtës. Garderoba e kësaj periudhe është tejet e pasur dhe sipas temperaturave ju mund të kombinoni veshjet e verës me ato të dimrit, të pranverës me të vjeshtës dhe në fund rezultati të jetë mahnitës. Guxoni në ngjyrën që do të zgjidhni pardesynë dhe shijoni fustanet e gjata me thurje, nga ngjyrat e tokës deri tek ato më të errëtat siç është Burgundy. Ngjyra Burgundy po “pushton” vjeshtën, por përse? Sepse është një e kuqe e errët që nxjerr në pah sofistikimin dhe elegancën. E emëruar pas verës Burgundy nga rajoni Burgundy në Francë, kjo nuancë mbart një ndjenjë luksi dhe thellësie. Burgundy përdoret shpesh në modë, pasi thuhet se kjo ngjyrë shton një prekje klasi dhe tërheqje magjepsëse. Në kultura të ndryshme, kjo ngjyrë simbolizon atribute të ndryshme. Në kulturat perëndimore, shpesh përfaqëson pasuri dhe sofistikim, ndërsa në kulturat lindore, mund të simbolizojë prosperitetin dhe fatin e mirë. Historikisht, Burgundy ka qenë e lidhur me fisnikërinë dhe statusin e lartë, që shihet shpesh në veshjet mbretërore dhe veshjet ceremoniale. Në këtë artikull të Newsbomb.al do të mund të njiheni me disa kombinime për çdo mot që mund të na sjellë muaji i ardhshëm dhe një porosi të fundit mos harroni një ombrellë në dorë, për çdo rast.
Fustanet e thurura
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.
Identifikohu nëse i keni zhbllokuar