Në vitin 1945 nisi gjyqi kundra Ibrahim Begesë djalit të parë të familjes Begeja dhe vëllait të Hakiut e Ymerit. Ai kishte studiuar jashtë e më pas hapi në Tiranë një dyqan modern që quhej “Ou Louvre”. Prokuroria Ushtarake e Gjykatës Ushtarake e mbështetur në ordinancën e Komisionit Hetimor për zbulimin e krimeve dhe kriminelëve të luftës për qarkun e Tiranës, me akt-akuzimin e saj më datë 1/8/1945, i ka referuar gjyqit aktet kundër të pandehurit, Ibrahim Begeja, bir i Xhemalit dhe i Fatimes, me datëlindje 1916, tregtar, lindur dhe banues në Tiranë, me akuzë: “Ka tradhëtuar dhe penguar luftën e popullit shqiptar për liri, duke qenë anëtar efektiv dhe duke ndihmuar ekonomikisht organizatën mercenare të Ballit Kombëtar. Prandaj, kërkon caktimin e ndëshkimit në bazë të neneve 14 e 15 e 18 të Ligjit mbi organizimin dhe funksionin e Gjykatave Ushtarake. Trupi Gjykues u formua prej: Kryetar Irakli Bozo Major; Anëtar Skënder Kosova Toger dhe Anëtar Ramazan Kruja, Prokuror ishte Ismail Çaushi, Komandant i Qarkut, i asistuar prej sekretarit Mustafa Zaja dhe Gjyqi në sallën e Kinema Tomorrit. Ibrahim Begeja u soll nga burgu dhe shoqërohej nga avokati Burhan Rusi.
Pasi u lexua akt-akuza, i pandehuri tha se: “Për sa i përket ndihmave që i ka dhënë Ballit i kam pohuar vetë nga frika e reaksionit të madh që ishte, duke i dhënë 30-40 franga në muaj dhe pse kisha gjithë vëllezërit në lëvizje. Gjashtë muaj kam paguar 40 fr.shq. dhe disa herë më kanë marrë 500-1000 e tjera dhe më tepër nuk mund të jepja se kisha dhe babën kryetar familje. Me shumicë të madhe nuk kam dhënë. Unë kam qenë simpatizant i Ballit, por jo anëtar aktiv, por i thjeshtë. Nuk kam marrë pjesë në ndonjë mbledhje të Ballit. Kam pohuar vetë se kam qenë në mbledhjen te Kinema Kosovës, ku foli Abaz Ermeni. Aty kam ndenjur një çerek ore e kam dalë”. I riu vijoi të shpjegonte para gjyqit se nuk ka qenë ndonjëherë i interesuar për Ballin, por lëvizjen e kish ndihmuar me të holla dhe veshje. “Kam strehuar në shtëpi të ëmën e Argjir Lipivanit, të cilin dhe e kam nisur në çetën e Myslym Pezës, Nexhmije Xhuglinin Hoxha, Shyret Eurekshin, si dhe të tjerë. Këto ndihma kanë qenë të vazhdueshme në kohë të okupacionit italian dhe gjerman. Të holla kam dhuruar 100-7-800 fr.shq. sa kam pas dhe ja dorëzoja Leni Dilos e shumë të tjerëve, që i kërkonin. Halim Begeja ma mbushi mendjen për të hyrë te Balli, i cili ish eksponent i kësaj organizate që në kohën e Italisë kur ishin të bashkuar”, – deklaroi Ibrahimi. Në gjyq u thirrën dhe disa dëshmitarë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







