Nëse do të ktheheshim pas në kohë, do të qëndronim ashtu të turpëruar dhe “kokë ulur”, përballë një Himare të ndarë në copash, një qyteti që mbante mbi shpatulla ëndrra të copëtuara dhe ku shpresa dhe pasiguria ngatërroheshin si valët e detit Jon. Ishte një Himarë, e cila kërkonte gjithmonë dikë që ta dominonte, ta formësonte, ta bënte të tijën! Dhe ndoshta, disa arritën që ta bëjnë, por kurrë ndër vite nuk e ndihmuan që të ngrihej e të qëndronte “ballë lartë” mes “shoqeve”. Por sot, ky qytet i vogël, i vendosur në mes të maleve të Llogarasë dhe detit, është një vend ku mund të gjeni gjithçka, nga plazhet e mahnitshme me guraleca, fshatrat e fshehur nëpër shpate, shpellat misterioze dhe deri te kuzhina tradicionale e glikotë e zonjave himariote. Ky qytet sot është i të gjithëve dhe për të gjithë! Për ata që kërkojnë qetësi kanë plazhet si Jala dhe Potami, të cilat të marrin në gjirin e tyre duke të shkëputur nga jeta e përditshme. Për aventurierët e “çmendur”, malet e pjerrëta dhe shpellat e fshehura, si Llamani. Për dashamirësit e historisë, Kalaja e Himarës dhe fshatrat e vjetra si Qeparo e Piluri. Por, Himara nuk është vetëm një vend pushimi, por edhe qyteti i punës. Këtu, peshkatarët nisen në det qysh në agim, bujqit kujdesen për ullinjtë e lashtë, biznesmenët punojnë për të sjellë vizitorë nga e gjithë bota e kryebashkiaku Vangjel Tavo ka “përveshur mëngët” që verën e nxehtë të vitit të kaluar për ta ngritur këtë vend në majat e shkëlqimit ku duhet të jetë. Në një bisedë për Revistën Newsbomb, kryetari ambicioz, i cili ka marrë bekimin e qytetarëve të tij, ka folur për Himarën e punës, projekteve të shumta dhe zhvillimit.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.