“Tirona asht Dashni”, është motoja e gazetares tiranase Rezarta Delisula. E brymosur që në vogëli me dashurinë për vendlindjen, me rrëfimet e herëpashershme të të atit Bajram Delisulës, por edhe të hallave të saj, Rezarta vetvetiu e kultivoi ndjenjën e gërmimit në historinë e qytetit të saj. Qëmtimi i dokumentave të vjetra arkivore e drejtoi në Stamboll, aty ku ruhen fermanët e sulltanëve të ndryshëm, por edhe “spiunlliqet” e herëpashershme që bëheshin nga vetë shqiptarët. Të kuptohemi, jemi në vitet 1700 – 1800 e sikur të mos ekzistonte transporti me kuaj për të çuar këto dokumenta me javë të tëra nga njëri vend në tjetrin, ndoshta sot nuk do të kishim as këtë libër, as këto histori, dhe as libra të tjerë që janë shkruar për historitë shqiptare.
Tiranasit sot i njohim më së shumti si njerëz “qeflinj”, nga ata të mezesë e rakisë, ata që duan muzikën dhe shoqërinë. Por, shekuj më parë nuk ka qenë kaq e paqtë jeta mes fiseve. Madje edhe fjalën “gjakmarrje” që e bashkëngjisim gjithmonë me Kanunin e zbatimin e tij në veri të vendit, ka qenë e përhapur edhe në Tiranë, në formën e hakmarrjes. Këto histori dhe shumë të tjera Rezarta Delisula i ka publikuar në librin e saj të tretë më të ri, ndërsa këtu, ju sjellim një përmbledhje të njëres prej tyre, për t’ju bërë më të ankthshëm që të mësoni më shumë për Tiranën e viteve 1800 dhe konfliktet e asaj periudhe mes fiseve më në zë të qytetit.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.