“Unë përpiqem dhe bëj më të mirën. Unë jam përpjekur të bëjë më të mirën gjatë 10 viteve të fundit. Nuk them se gjithmonë kam pasur të drejtë. Natyrisht që jo. Ka pasur edhe gabime dhe gjëra që janë bërë gabim gjatë kësaj kohe. Por në fakt kur kthej kokën mbrapa dhe shoh dhjetë vjet që kaluan, unë besoj se ka shumë gjëra që janë bërë mirë”. Pas 10 vitesh në pushtet Tony Blair e la zyrën pavarësisht se kishte shpalosur vizionin e tij për Rrugën e Tretë.
Sot ju sjellim këtë intervistë me Edi Ramën. Do të isha cinike e padrejtë të pretendoja se një sentencë të tillë të përafërt ta gjeja në këtë rrëfim të sinqertë të Edit, ku për momentin, mes rreshtave dhe pyetjeve, më bënë sytë “xixa” ndërsa lexova thënien se “kryeministri ishte zyra e tij e fundit”, e pas kësaj nisën një mori mesazhesh për kontekstin, nëse e kishte fjalën për mandatin e tretë??? Debatet nuk shterën përsa kohë që Rama më shkruante se përgjigja ishte brenda kontestit të pyetjes për pozicionin që do të donte pas kryeministrit, e kështu, vazhdoi… siç do ta lexoni dhe ju dy tre herë xhanëm atë paragraf.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







