Bedrie Loka mbylli sytë në fillim të këtij viti, pasi piu fotoksinë, duke i thënë të birit se realiteti ishte ndryshe nga imazhi që po përcillej në internet dhe TikTok. Me nder të humbur, Bedria mendoi se nuk kishte më arsye të vazhdonte jetën. Nëna 41-vjeçare e 4 fëmijëve iku nga kjo botë një mëngjes janari, duke lënë pas një histori tragjike dhe fëmijët pa nënë, ndërsa shoqëria shqiptare u përfshi në debate të mëdha mbi çështjen e bullizmit.
Gjithçka nisi me hapjen e një llogarie të rremë në TikTok, të cilën Bedria vetë e raportoi në polici. Megjithatë, autoritetet nuk arritën të hetonin dhe të ndjekin autorët e vërtetë të kësaj llogarie, duke e lënë situatën të përshkallëzohet. Pas shpërthimit të kësaj llogarie bullizuese në TikTok, jetesa e Bedries u bë e vështirë për më shumë se një vit. Burri humbi besimin tek ajo, duke e akuzuar dhe duke i thënë se do ta çonte drejt vetëvrasjes. Edhe vajza e madhe e këshillonte të heshtte dhe të mos ankohej.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.