Pas viteve 90′ kur skena shqiptare nuk mund të mos prekej nga tranzicioni i thellë shumëdimensional që po pësonte shoqëria, artistë si Bojken Lako, përpiqeshin të krijonin modelin e artistit të ri, më modern, rebel, jashtë kornizave standardeve që publiku ishte mësuar. Djem të talentuar, të cilët më në fund ishin të lirë të eksperientonin dhe të bënin artin që donin, të shfaqnin autenticitetin e tyre si në paraqitjen skenike ashtu edhe me tekstet, me muzikën që po lëvronin. Besonin tek fuqia e artit të mirë, duke mbajtur kokën nga ajo çfarë bota kishte dekada që e kishte kristalizuar. Në Shqipëri, rruga ishte më e vështirë, sidmos kur flasim për rryma si muzika alternative apo roku alternativ.
Muzika e Bojken Lakos gjithmonë ka pasur një ton rebel, por asnjëherë nuk ka humbur thellësinë që e karakterizon atë si individ. Si pjesë e atij brezi artistësh që u rritën mes dy botëve, e sot në një botë të tretë, atë të Inteligjencës Artificiale, Bojkeni mendon se krijimi, artet shpirtërore nuk mundet të sfidohen prej teknologjisë. Majde ai shprehet se as trendet, modelet apo famën, atë pjesë që shoqërisë i duhet për të zhvilluar vetveten s’mund t’ua lëmë algoritmeve apo klikimeve; ato janë janë pjesë e formimit shoqëror, të cilin secili prej nesh mund e duhet ta ushqejë, qoftë edhe me një kontribut të vogël. Edukimi, për të, është thembra e Akilit për t’u zhvilluar dhe për të krijuar e përçuar vlera.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







