Në pranverën e vitit 1919, Evropa dukej sikur po merrte frymë për herë të parë pas katër vitesh lufte. Perandoritë ishin rrëzuar, kufijtë po rivizatoheshin, dhe në Paris diplomatët e palëve fituese ishin mbledhur për të vendosur fatet e kombeve. Në sallonet e hoteleve elegante, në korridoret e konferencave dhe mbi tryeza të mbuluara me harta, po negocioheshin shtete të reja, territore dhe sovranitete. Për Shqipërinë, gjithçka varej nga vendime që po merreshin larg saj.
Në këtë klimë pasigurie dhe pazari diplomatik, një letër me kokë zyrtare “Qeveria e Shqipënisë”, e shkruar në frëngjisht lingua franca e diplomacisë së kohës, i drejtohej kryeministrit grek Eleftherios Venizelos. Autori ishte Esat Pashë Toptani. Skena: Konferenca e Paqes në Paris.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







