Si u përndoq shkrimtari, publicisti e mendimtari Bilal Xhaferri, dy letrat ikonike që i dretjoheshin kokave të Partisë dhe përndjekja e diktaturës edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vdekja e dyshimtë në 1984-rën. Shkrimtari që ishte mik me Musine Kokalarin por pati guximin të kritikojë romanin Dasma të Ismail Kadaresë në Lidhjen e Shkrimtarëve u arratis duke lënë të shkruar një letër për drejtuesit e Pushtetit. Por çfarë e shtynte regjimin e diktatorit Hoxha të përndiqte deri në skajin më fundor të botës një njeri të letrave si Bilal Xhaferi?
Rasti i Parashqevi Simakut, e cila u përndoq edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një skenar që shumë pak e quajnë të besueshëm edhe këto ditë është një nga ato raste që më riktheu në mendje shkrimtarin Bilal Xhaferi, një njeri që atë kohë pati guximin të kritikonte ashpër romanin DASMA të Ismail Kadaresë, birin e një njeriu që nuk ishte aspak i dashur për komunistët, një mik të Musine Kokalarit, i njohur për baladën çame, për një ose dy vepra të vetme që arriti të botonte në Shqipëri dhe për arrtisjen e famshme të këtij guximtari që sfidoi pushtetin e asaj kohe edhe duke lënë letrën pas. Por, sot vite më pas me hapjen e dosjeve të tij, me siguri themi se ai përndiqetj nga Sigurimi i Shtetit jo vetëm kur ishte këtu, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga 30 spiunë që kanë firmosur dhe raportuar për të dhe aktivitetin e tij në Shqipëri, në SHBA numërohen 24 të tjerë, 24 bashkëpunëtorë të shtetit, thënë ndryshe spiunë. Unë jam një ndër ato gazetare, që sot plotësisht e besoj edhe skenarin që përflitet për Parashqevinë, ndaj edhe vendosa që këtë 90-vjetor të Bilal Xhaferit, ta përcjell kështu mes faktesh e dokumentesh, por edhe duke rrëfyer disa të vërteta e dyshime, që ndodhta ende nuk janë zbardhur.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







