“U çudita, shkruan gazetari amerikan që qëlloi të ishte në Ballon e Vitit të ri organizuar nga Mbreti Zog. Shihja kryetarë fisesh që shuanin cigaret e dredhura në tapetin persian”. Shqipëria e monarkisë i ngjante një “fshati” të madh në festë kur organizonte ceremoni dhe më së shumti ato të fundvitit. Tradita e festave të vitit të ri nisi në vitet ’20 e mandej ballot mondane ishin pjesë e jetës shoqërore edhe për dy dekada në vazhdim, derisa komunistët hoqën dorë nga organizime të tilla me fuagra, valse, verë të huaj apo trofta liqeni me salca të ndryshme. Varfëria që pasoi tryezat përfundonte te portokallet e mollët që shpërndaheshin për festat e fundvitit.
Mbrëmja e Vitit të Ri është evenimenti festiv që është ngjitur më së shumti ndër shqiptarët. Darka e fundvitit është festuar rregullisht përgjatë shekullit të kaluar, por ajo nisi fillimisht të organizohej nga elita shqiptare. Festat fetare kishin një rëndësi më të madhe në shoqëri, por që me kalimin e kohës, Viti i ri u kthye në “mbretin” e festave.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







