Ishte Qershor 1991. Shqipëria kishte 4 muaj që kishte dalë nga zgjedhjet e para pluraliste të marsit 1991 ku Partia e Punës kishte fituar shumicën e mandateve, ndërsa Partia Demokratike, sapo kishte lindur si një opozitë e fortë. Shqipëria gjendej përballë një krize të madhe politike, ekonomike, dhe morale, me regjimin e vjetër që shpërbëhej, e me shoqërinë që kërkonte ndryshim. Në frymën e këtyre zhvillimeve sociale u zhvillua kongresi i 10-të i PPSH, me rreth 1700 delegatë të mbledhur nga gjithë Shqipëria.
Diskutimet ishin progresive për kohën. Shprehnin nevojën për një udhëheqje të re, me figura të papërlyera nga e kaluara totalitare që mund të garantonin besueshmëri në realitetin e ri demokratik. Në këtë atmosferë, u propozua emri i Fatos Nanos si kryetar i partisë së re që u krijua mbi të vjetrën, Partia Socialiste e Shqipërisë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







