29 Maj 1994, unë nuk kisha lindur akoma. Natyrshëm nuk kam pasur njohuri mbi ngjarjet politike të kohës, edhe pse përciptazi i kemi studiuar apo ndjekur nëpër dossier kohë pas kohe. Më ngacmoi një deklaratë e deputetit Petro Koçi në kuvend, kur i hakërrehej Berishës nga foltorja se ishte personi i vetëm që nuk duhet të fliste për dhunën. Se atë që i kishte bërë ai (pra Berisha) komisionerëve të PS nuk kishte ndodhur kurrë në historinë e tranzicionit shqiptar. U ngacmova nga kjo deklaratë dhe mendova se si unë, shumë të rinj, nuk e njohin atë kohë. Nuk e dinë se çfarë ka ndodhur e si ka ndodhur. Madje, më duket e pakuptueshme si mund të rrihen në grup komisionerët? Ngjarje sporadike kemi raportuar edhe ne në media në kohë të ndryshme, por, kjo që do tju rrëfej më poshtë nga një dëshmitar i gjallë që tregon ende, është një histori në kufijtë e të pabesueshmes.
Sado vite të ikin, disa kujtime nuk janë vetëm të atyre që i kanë jetuar, disa kujtime, kur janë të përgjakura dhe të padrejta, bëhen pjesë e një kujtese që kalon brez pas brezi, si një plagë e trashëguar. I tillë është 29 maji i vitit 1994 në Libofshë, kur iu dha një grusht në fytyrë demokracisë sonë të brishtë, atëhere vetëm katër vjeçe.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







