Prapaskenat e panairit. Elsa Lila dhe Helena Kadare, Preç Zogaj, Ben Blushi e Enkel Demi në pikëtakimin e tyre me lexuesit dhe vizitorët e panairit të librit
Hyj në Pallatin e Kongreseve. Janë ditët e panairit. Pasdite e di që do t’i gjej të gjithë aty, edhe Tom Kukën, edhe Ben Blushin, edhe Elsa Lilën, edhe Helena Kadarenë, Mira Meksin, Edmond Tupen apo Preç Zogaj dhe shumë të tjerë shkrimtarë që sfidojnë për çdo vjeshtë me botime të reja. Të gjithë për të shënjuar jo vetëm librat, por edhe ndonjë kujtim, ndonjë fotografi me lexuesin e vet. Mirëpo, për ne gazetarët çdo panair ka edhe prapaskenat e veta. Mua më ndodh shpesh t’i shënoj këto ngjarje në ditarët e punës. Këtë herë po i ndaj me lexuesit e NewsBomb, për të rrëfyer edhe një anë tjetër të shkrimtarit që shfaqet gjithnjë i gatshëm për një foto apo një autograf në librin e ri. Dua t’ju rrëfej se shkrimtarët janë si të gjithë, qajnë, herë me ambicje kërkojnë të na injektojnë të vetën, për t’u kuptuar ndoshta edhe si duhet lexuar vepra e tyre. Ne, gazetarët i shohin këta shkrimtarë të nervozohen, të kërkojnë më shumë hapësira për lexuesin dhe librin e vet, ka të tjerë modestë, po aq sa edhe shkrimtarë të ndjeshëm që të ndalojnë për të thënë:
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.