Princeshë Elia nuk do ta kishte imagjinuar kurrë se sherri me ish-bashkëshortin, banal në vetvete, do t’i kushtonte kaq shumë në imazhin e saj dhe në financa. Ajo dhe Leka në janarin e këtij viti ishin paraqitur pranë noteres për të zgjidhur martesën mes tyre; madje kishin vendosur që gjithçka të ishte konfidenciale: që nga mënyra sesi do të rrisnin vajzën e tyre Geraldinë, e deri tek përfitimet financiare që do të kishte Elia dhe e bija.
E ndërsa në aparencë dukej se gjithçka po shkonte mirë, nën “rrogoz”, ujrat lëvrinin si të tërbuar. Që prej muajsh Princi ishte larguar nga Pallati Mbretëror për tia lënë gjithë atë godinë Elias, Geraldinës por siç u pa më pas edhe Gjergj Zaharisë e Yllka Mujos. U desh zbrazja e një dollapi në katin e parë të rezidencës që të fillonte një luftë që të dy as e kishin imagjinuar. E pyetjet që qëndrojnë në kokën e tyre janë: a mbeten në fuqi kontratat financiare dhe morale që kanë firmosur të dy bashkë në janar të këtij viti? Për herë të parë, revista Newsbomb.al nxjerr në dritë dokumentet që mund të jenë bërë shkak për këtë sherr të madh të ish-çiftit Mbretëror…
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







