Në rrjedhën e zhurmshme të dhjetorit, kur të gjithë përpiqeshim të gjenim ngrohtësinë mes dritave festive të fundvitit, një figurë e harruar prej kohësh u shfaq ashtu krejt papritur. Ajo ishte e madhja Parashqevi Simaku, dikur simbol i dashurisë dhe shpresës, tani një grua që mbante mbi supe peshën e viteve të humbura dhe dhimbjen e një nëne që priste të birin.
Ishte 15 dhjetor 2024 kur Elvira Tata, një grua që jeton në Nju Jork, para se të shkonte në punë, në një stacion metroje gjeti Parashqevi Simakun. Rrjetet sociale gëlonin nga një video e shkurtër botuar nga gazetari Blendi Fevziu për një zonjë në metro në Penn Station që merrte ndihma, me pyetjen: A mund të më thoni se kush është kjo?
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.