Kur gruaja ishte politikë dhe ekonomi, aborti ishte i paligjshëm. Ishte koha kur beqaria, paguhej me taksë, ndërsa nëna heroinë vlerësohej nga Partia. Ishte koha kur bëheshin mirë llogaritë e shtetit me trupin e tjetrit.
“Vetëm nga rreth 200 dështime që janë bërë gjatë vitit 1978 në maternitetin e Tiranës mjaft gra janë bërë invalide ose vuajnë nga sëmundje gjinekologjike. Gjithashtu për çdo grua që ndërpret barrën, paaftësia e përkohshme në punë është mesatarisht dhjetë ditë. Duke e llogaritur këtë me numrin e aborteve që janë bërë gjatë vitit 1976 në rang republike, i bie përafërsisht 149.300 ditë pune të humbura, e barabartë kjo me punën e një viti të një fabrike me afërsisht 500 punëtorë. Po t’i shtojmë kësaj shifre edhe shpenzimet e shtetit që bën gjatë kohës së shtrimit të grave në maternitet (45 lekë në ditë mesatarisht për çdo grua), dëmet që i shkaktohen ekonomisë janë shumë të mëdha”.
Kjo është mënyra se si llogaritë e Partisë Komuniste në Shqipërinë e viteve ’70 bëheshin për planifikimin familjar. Nuk kishte rëndësi nëse fëmija ishte pjesë e një abuzimi që do të duhej ta mbaje mend gjithë jetën, nuk kishte rëndësi nëse ishe gati apo jo, Enver Hoxha kishte thënë në Ksamil se “gruaja është një forcë e madhe që me mundin e saj revolucionar jep një kontribut të pamasë për ndërtimin e socializmit nëse do të lindë shumë fëmijë”.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.