Në një pjesë të bukur të bregdetit shqiptar, ku valët e detit Adriatik përplasen me përkëdheli mbi rërën e artë, shtrihet një qytet 3000 vjeçar, që ngërthen në vete jo vetëm pasuritë natyrore, por edhe ato historike. E kam fjalën për qytetin e bukur të Durrësit, ose thënë ndryshe për kryeqytetin e turizmit në Shqipëri.
Qysh në vogëli një ndër frazat të cilat kam dëgjuar më së shumti nga prindërit e mi, kur binte fjala për durrsakët, ka qenë: “Lum ata, afër detit, afër mbretit”. Duke qenë se jam një vajzë e lindur dhe e rritur në një nga qytetet më juglindore të vendit tonë, në Bilisht, i rrethuar nga male dhe fusha me të mbjella, ku acari dhe bora të mbulonin në dimër dhe flladi i freskët ishte shoqëruesja jote pothuajse gjatë gjithë verës, kjo frazë merrte kuptim gjatë pushimeve të mia verore.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.