Intervistë me avokatin e çështjes “Butrinti” në Gjykatën Kushtetuese. Agron Alibali tregon kush i mban peng të vërtetat e UNESCO-s.
Përpara se të shkojmë te sekretet, takimet me Z. Alibali më kujtojnë filmat apo romanet policorë. Sa herë përballemi, takohemi apo përqasim mendime të ndryshme mbi Butrintin dhe se si po vijon beteja ligjore takimi përfundon me të njëjtën pyetje. Kush e ka në dorë letrën? Këtë herë vendosi të më thotë disa emra që mund të ndryshojnë sipas tij fatin e Butrintit. Z Alibali sqaron fillimisht procedurën se si vepron Komiteti i Trashëgimisë Botërore në raste të tilla. Së pari, me dakordësinë e Shtetit Palë, Qendra e Trashëgimisë Botërore dërgon një mision vëzhgimi në terren, i cili harton një raport për gjendjen e pasurisisë, me rekomandime për ruajtien e vlerave të jashtëzakonshme universale të pasurisë në fjalë saj. Së dyti, raporti i përcillet për shqyrtim Komitetit të Trashëgimisë Botërore, si organizmi më i lartë vendimmarrës i krijuar nga Konventa e Parisit, 1972. Së treti, ky Komitet e shqyrton Raportin dhe merr një Vendim që i lë detyra dhe i përcjell Rekomandime me afakte konkrete Shtetit Palë. Së katërti, Shteti Palë raporton për detyrat e lëna, por në rast se Shteti Palë refuzon të zbatojë Vendimin e Komitetit, atëherë ky i fundit mund ta vendosë sitin në Listën e Pasurive në Rrezik dhe mobilizon mekanizmat e mbrojtjes kolektive ndërkombëtare të UNESCO-s për ruajtjen e vlerave të jashtëzakonshme universale të sitit. Z. Alibali thekson se në rast të humbjes së këtyre vlerave siti, në parim, rrezikon të hiqet fare nga Lista e UNESCO-s, sikurse ka ndodhur në të kaluarën në të paktën dy raste.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.