Pas ikjes së Ismail Kadaresë nga kjo jetë, në këto ditë të trishta për Shqipërinë e për kulturën e saj, boshllëku është më i madh dhe më i trishtë për Gjirokastrën dhe gjirokastritët. Më në fund të gjithë u bindëm se gjeni të tillë lindin rrallë në jetën e një kombi. Ikja e tij, jo vetëm që na ka lënë pas një humnerë shpirtërore, por ne duhet të mësohemi me këtë mungesë se, këtej e tutje, hija e tij do të na ndjekë kudo përmes leximit të letërsisë së krijuar prej penës dhe mendjes.
Natyrish që është e vështirë të ndahemi prej tij. Unë dua të rikujtoj lidhjen e tij të fuqishmë shpirtërore që kishte më vendlindjen. Kadareja dhe vendlindja e tij Gjirokastra kanë ruajtur reciprokisht një marrdhënie të pazakontë. Në historinë e letërsisë botërore nuk njihet një autor apo rast tjetër në botë që ta ketë qytetin ku ka lindur objektin dhe subjektin kryesor të krijimtarisë së tij më të përkryer letrare.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







