Me Rezarta Reçin kam ndarë thuajse tridhjetë vjet miqësi, njerëzore dhe profesionale, dhe përqasjen e saj si Daimona në këto radhët e mia e kam për të si filozofi jete, të jetuarit e përkorë dhe e patjetërsueshme “besnikërisht ndaj shpirtit tënd”, filozofi që do të përpiqem edhe ta shjegoj këtu.
Kur them miqësi me Rezarta Reçin, nuk e kam fjalën për shëtitjet latyrisëse me torta ditëlindjesh mes tanëve, as vizitat rutinë familjare me kafera e më the e të thashë, as bjerraditje telefonash pa fund e pa sens, që qjithqysh janë pjesë e miqësive, por jo kufijtë e qasjes sonë miqësore. Miqësia me Rezin nuk kërkoi kurrë këto nënshtresime sigurie, ku më së shumti priresh kur të ka tepruar koha e përbashkët, por edhe kur dëshiron t’i japësh asaj me patjetër statusin e kinse të qëndrueshme.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







