Më 8 mars zyra e “Durrës Yacht Marina” lancoi shitjen e apartamenteve në godinën e shtatë të projektit, e njohur si rezidenca “Park Vieë”. Në total pritet të shiten 233 aparatmente, ndërsa kompania është vonë me afatet kontraktuale të marra në projektin fillestar dhe nuk ka bërë asnjë bilanc të shitjeve të realizuara dhe ecurisë së punimeve. Projekti i shumëpërfolur si i suksesshëm, ka pikëpyetjet e veta jo vetëm për afatet e punimeve, por mbi të gjitha, edhe për investimin e ri të një porti shqiptar në Porto Romano? A do të mund të realizohet? A do ta shohë ky brez i sotëm në realitet, shkëlqimin që kanë pasur moketet e prezantuara për ndërtimet në Portin e Durrësit?
Pavarësisht kontestimeve që pati nga opozita dhe aktorë të shoqërisë civile, projekti për ndryshimin e portit të Durrësit në një marinë turistike e rrethuar nga rezidenca banimi, mori shumicën e votave në Kuvend. Projekti i hapi rrugë themelimit të një kompanie të përbashkët mes shoqërisë “Eagle Hills Real Estate” e përfaësuar nga Mohamed Alabbar dhe firmës shtetërore “Albanian Seaports Development”, në pronësi të shtetit shqiptar – e krijuar në formën e një entiteti që zotërohet nga Autoriteti Portual Durrës.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







