E hëna jo gjithmonë është e mërzitshme. Prej disa ditësh kisha planifikuar një intervistë me gazetarin më të zëshëm të ekraneve tona, Blendi Fevziun. Më duhet ta pranoj se ne, gazetarët e rinj të brezit tim, jemi rritur që fëmijë me imazhin e tij në ekran, e shpeshherë e kemi imagjinuar veten me atë shkopin në dorë duke drejtuar, pyetjet dhe …shkopin tek të ftuarit. Ndaj e besoja se nuk do ta kisha të lehtë.
Ishte ora 12:00 kur shkova në “TV Klan”, aty ku dhe e kishim lënë për tu takuar. Ndërsa kacavirresha tek lloj-lloj mendimesh, arsyetimet nuk më çonin tek e vërteta e personazhit që kisha përballë, një gazetar modest e shoqëror, i cili më priti me një buzëqeshje në fytyrë dhe i gatshëm për t’iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të mia.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







