Që pushteti politik partiak të kalojë brenda pjestarëve të së njëjtës familje nuk është diçka e re, por e njohur më parë në historinë politike botërore.
Napoleon Bonaparti në Francë përfshiu gjithë familjen e tij në çështje politike në fillim të viteve ‘800. Ky fenomen ka ndodhur edhe në Indi kur pas vdekjes së Mahatma Gandhit, vajza e tij Indira dhe djali Rajiv, u bënë kryeministra. Për të mos folur për Amerikën që njeh shumë dinasti të tilla të kalimit të pushtetit brenda familjes, si në rastin e Bushëve apo Kennedy. Në Europë, më i freskët është rasti i Marine Le Pen, të bijës së Jean – Marie Le Pen, themeluesit të Frontit Kombëtar të djathtë, që mori udhëheqjen e partisë së tij dhe u bë një figurë kryesore në politikën franceze. Tek dera, kemi fqinjët grekë që na japin një shembull të tillë. Dora Bakojanis që ka vizituar në postin e ministres së jashtme edhe Shqipërinë, është vajza e ish-kryeministrit Konstandinos Mitsotakis dhe motra e Kyriakos Mitsotakis. Megjithëse për këtë të fundit politologët grekë ngulmojnë se ajo u njoh për karrierën dhe kontributin e saj në politikë, pavarësisht lidhjeve familjare. Madje, është një rast që merret shembull se megjithë lidhjet familjare në politikë, politikanët mund të ndërtojnë karrierën e tyre në mënyrë të pavarur, duke bazuar suksesin dhe reputacionin e tyre personal në vend të transferimit të drejtpërdrejtë të pushtetit nga anëtarët e familjes.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.