Në Ballkan, sallata ruse është pjata e domosdoshme e festave; shfaqet në tryezë për Vitin e Ri dhe për çdo rast “të madh”, gjithmonë e ftohtë dhe përherë shija e njëjtë. Kjo sallatë ruse, apo stoliçni salad, u shpik dy shekuj më parë nga kuzhinieri francez Lucien Olivier në restorantin më të famshëm të Shën Petërburgut. Patate të ziera, bizele, karrota, kastraveca, majonezë; gjithçka e grirë imët dhe e përzier me durim, derisa përbërësit humbin konturet dhe bëhen një masë e vetme. Askush nuk dallon dot më se çfarë ishte patate, apo karrotë; gjithçka shkrihet në një shije kolektive amorfe.
Gjykata Speciale u krijua pikërisht kështu; shumë përbërës, shumë duar, një recetë ruse e gatuar në Strasburg të Francës dhe e servirur dhe gëlltitur në cepin tonë ballkanik.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







