Këshilli i Ministrave i Shqipërisë ka vendosur riorganizimin e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA). Ish-ministrja e Arsimit dhe Sportit e Shqipërisë, Evis Kushi, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë tha se me vendim të Këshillit të Ministrave po e riorganizojnë këtë akademi, duke i vendosur institutet dhe njësitë përbërëse të saj si qendra autonome, pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Ky ishte njoftimi i shkurtër që mbërriti bashkë me revoltën mediatike të disa akademikëve, që punonin në këto institute, por nuk kontribuonin te projektet madhore të Akademisë së Shkencave në krye të së cilës kishte mbërritur pasi “shiti” aksionet politike Skënder Gjinushi. Ina Zhupa atë kohë publikoi disa imazhe ku rrëfente me pak fjalë se: “Reformat i bën ministri i fundit i diktaturës”. Sipas saj, “Gjinushi i cili në vitin 1987 ishte në krye të Ministrisë së Arsimit, ishte po i njëjti ai që priste studentët në vitin 1990, e po i njëjti që i thonte studiuesve që këtej e tutje do punonin për projektet e tij”. Pra, nuk ishte thjesht një ndryshim zyre. Fillimisht edhe unë si gazetare këtë perceptova – të jem e sinqertë. E bëra edhe atë pyetjen: E ç’rëndësi ka ku punon në cilën zyrë, e rëndësishme është a cënohet liria, a mundesh të kryesh të njëjtin mision si interlektual a jo? Ç’rëndësi kishin dy termat që përdoreshin SHKRIRJE DHE RIORGANIZIM, sa kohë morali dhe liria e intelektualit nuk përdhosej??? Historia dhe përgjigjet ishin edhe më të thjeshta kur shihja revoltën intelektuale të intelektualëve. Përpara mikrofonave flisnin me një gjuhë të kujdesshme si ato të veprave, ndërsa kur fikej mikrofoni, fjalori i tyre merrte natyrshëm atë thjeshtësi që e ka njeriu kur buka e gojës dhe dinjiteti i nëpërkëmbet.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.






