Për pak ditë hyjmë zyrtarisht në stinën më “CUTE” të vitit, VJESHTA! Por pyetja ime është: A jeni gati për të ndryshuar garderobën tuaj?! Po e nis nga vetja ime, nuk jam aspak e përgatitur, vera këtë vit ishte sa e nxehtë, po aq shpejt edhe iku. Jemi në shtator dhe ky muaj është i paparashikueshëm me kohën. Herë të “zë frymën” vapa, e herë të zë i ftohti, është muaji kur duhet të miksojmë edhe veshjet.
Është muaji, ku nuk mungojnë daljet për DATE apo për arsye pune. Padiksutim nuk duhet as të harrojmë se është muaji kur u rikthyem edhe në shkolla dhe “dhimbjet e kokës” sa vijnë e shtohen dhe garderoba jonë bëhet një “lëmsh” që nuk shkatërrohet lehtë. Por mos u shqetësoni, ne kemi menduar për ju… Në këtë artikull të NEWSBOMB.al do t’iu sjellim disa kombinime, ide dhe këshilla praktike që do t’iu lehtësojnë jetën. Tashmë nuk do të keni nevojë të stresoheni se çfarë të vishni për të dalë, thjeshtë mjafton të shijoni momentin dhe të shkrepni foto të bukura që do të “thyejnë rrjetin” me kombinimet e bëra.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







