Një letër e kreut të Prokurorisë së Tiranës drejtuar bankave të nivelit të dytë, ku u kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së vendimeve përmbarimore ka hapur një debat të madh sa i takon kompetencave që organet hetimore kanë në një mjedis privat. Letra zbulon një anë tjetër të medaljes: në aferën e mikrokredive kemi vendime ekstreme të institucioneve ose për mosveprim e zvarritje të hetimeve, ose në tejkalim të kornizave ligjore veprime që duket të jenë marrë nën presionin që kjo çështje ka shkaktuar në opinionin publik.
Nëse Pal Trashaj, një intelektual 63 vjeçar nga Lezha që kishte rënë pre e mashtrimit të mikrokredive nuk do të kishte flijuar veten në emër të denoncimit të këtyre skemave mashtruese, ndoshta asnjë institucion nuk do ishte shkundur për të kuptuar sesi afro 100 mijë shqiptarë ishin gënjyer nga institucionet financiare që po u merrnin edhe jetën njerëzve. Pali kreu aktin e vetëflijimit në dyert e prokurorisë së posaçme SPAK paraditen e 3 korrikut 2024 dhe kjo “ngarkoi me përgjegjësi morale” prokurorët e këtij organi të lartë hetimor, të futeshin me kokë për të parë se kush e kishte përgjegjësinë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







